PSP-ja: Jemi të gatshëm menjëherë t’i dorëzojmë lëndët me të gjitha dëshmitë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot njoftoi se është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët e saja te Prokuroria Themelore Publike (PTHP), transmeton Portalb.mk.

“Duke vepruar ndaj shkresës, te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar njoftim se Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave kriminale që lidhen dhe dalin nga përmbajtja e përgjimit ilegal të komunikimeve, është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët ndaj të cilat vepron me të gjitha dokumentet dhe dëshmitë”, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Për detajet e pranim-dorëzimit, nga PSP-ja thanë se do të njoftojnë në mënyrë shtesë.

Nga ana tjetër, prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska ka deklaruar se, sipas Ligjit PSP-ja duhet të ekzistojë deri në shtator të vitit të ardhshëm, ndërkaq ka refuzuar të tregojë se, çfarë do të ndodh me lëndët e PSP-së të cilat do t’i marrë Prokuroria Themelore Publike (PTHP).

Përndryshe, nga paraburgimi, kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja me çka ka kërkuar që lëndët nga materialet e përgjuara – “bombat”, të transferohen në PTHP. Sipas prokurores, Fatime Fetai nuk është me rëndësi se kush do të përndjek, por se të jepet përgjegjësi për dëmet që janë bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button