Në prag të zgjedhjeve në Izrael, Netanyahu ka takuar Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin rus të Soçit, më 12 shtator, njofton REL.

Takimi mbahet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael, që do të zhvillohen javën e ardhshme.

Biseda mes tyre do të theksojë “forcimin e bashkëpunimit ushtarak” midis Izraelit dhe Rusisë, përfshirë në luftën civile siriane, në të cilën të dyja vendet janë të përfshira në një farë mase, thuhet në një deklaratë të zyrës së Netanyahut.

Në anën tjetër, përmes një deklarate të shkurtër në faqen e internetit të Kremlinit thuhet se të dy “liderët do të diskutojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe” si dhe do të bisedojnë për situatën në Lindjen e Mesme.

Partia e djathtë e kryeministrit izraelit – Likud – është në garë të ngushtë me partitë rivale të qendrës.

Votuesit izraelitë që kanë lidhje me ish-Bashkimin Sovjetik luajnë një rol të konsiderueshëm në zgjedhje.

Më shumë se një milionë njerëz nga vendet ish-Sovjetike tani e quajnë Izraelin shtëpi – duke përbërë një të pestën e popullsisë së saj.

Në gusht, Netanyahu vizitoi Ukrainën për dy ditë, që shënoi vizitën e parë në vend nga një kryeministër izraelit në dy dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button