Shfaqen pajisjet e reja të Samsung për Windows 8

Samsung ka zbuluar një koleksion të pajisjeve me sistem operativ Windows, duke përfshirë në këtë listë edhe një ultrabook Windows 8 me ekran të ndjeshëm në prekje.

Si pjesë e strategjisë “Smart PC”, kompania koreane dje ka bërë publik pajisjen 13 inç Ultra Touch Windows 8 që hyn me çmim startues prej 809.99 dollarë dhe ka tipare të tilla si rezolucion 1366×768, 4gb RAM, 500gb hapësirë ruajtëse.

Ky çmim vlen për versionin me procesor Core i3 ndërsa, me 50 dollarë më shumë, konsumatorët kanë mundësi të blejnë pajisjen e njejtë me procesor Core i5.

Samsung gjithashtu ka shfaqur për publik disa tablet Windows 8 me ekran 11.6 inç, ku hyn modeli Ativ Smart PC 500T i cili do të shitet së bashku me tastierë, me çmim prej 749.99 dollarë ndërsa pa tastierë me çmim prej 649.99 dollarë. 500T ka procesor Atom Z2760, 2gb RAM dhe 64gb hapësirë ruajtëse ndërsa 700T vjen me procesor Core i5, 4gb RAM dhe 128gb hapësirë ruajtëse.

Ende nuk janë bërë të ditura datat e lëshimit të këtyre pajisjeve në treg, por pritet që ato të dalin në datën e lansimit të Windows 8, më 26 tetor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button