Organizatat joqeveritare: PSP të ekzistojë, opozita nuk duhet ta propozojë prokurorin e ri

Prokuroria Speciale Publike patjetër të vazhdojë të ekzistojë, ky është qëndrimi i rrjetit të organizatave joqeveritare “Bluprint grupi për reforma në gjyqësor”, të cilat sot kanë dalë me reagim në lidhje me negociatat për propozim-ligjin për Prokurorinë Themelore Publike, në kuadër të të cilit parashihet që të rregullohet edhe statusi i Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.

Siç thonë OJQ-të, duhet që të ruhet institucioni i Prokurorisë Speciale, që sipas propozim-ligjit të ri, parashihet që të inkorporohet në Prokurorinë Themelore Publike.

“Duhet ta ruajë shkallën e autonomisë gjatë veprimit, ndërkaq pastaj në mënyrë përkatëse në inkorporohet në Prokurorinë Themelore të Maqedonisë së Veriut. Materiae duhet të ruhet dhe të vendoset në Ligjin për procedurë Penale, por edhe parimi i vlerësimit të lirë të dëshmive nga ana e gjykatësve, që flet edhe praktika e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Fakti se zgjidhjet ligjore shkojnë në drejtim të kufizimit të mundësisë që “bombat” të shfrytëzohen si provë audio-materiale, plotësisht e hedh dyshimin për thelbin e ekzistimit të PSP-së”, thanë nga “Bluprint grupi”

Sipas tyre, është i papranueshëm qëndrimi i opozitës që prokurori publik i prokurorisë së re të zgjedhet nga ana e opozitës.

“Ne kemi qëndrim diametralisht të kundërt me opozitën e cila propozon që prokurori i ri, i prokurorisë së re të zgjedhet me propozim të opozitës, pasi që zgjedhjet politike nuk janë të qëndrueshme. Mendojmë që prokurori duhet të zgjedhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve. Duhet të ketë kritere të larta dhe të ashpra”, shtuan OJQ-të.

Përndryshe, në takimin shtatë orësh mes pushtetit dhe opozitës nuk u arrit marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike, pasi që siç deklaruan nga grupet negociatore, pushteti kërkon që në krye të PSP-së së ardhshme të jetë Villma Ruskovska, me këtë lëndët e PSP-së të kalojnë në PTHP, dhe të vlejnë lëndët që janë hapur deri më 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar që në vend të Ruskovskës, në krye të PSP-së së ardhshme të jetë personi nga radhët e tyre, dhe lëndët deri në 30 qershor të shkatërrohen. Si zgjidhje, pushteti e ka futur në lojë edhe mundësinë e formimit të një Prokurorie të re, e cila do të përndjekë si pushtetin, edhe opozitën.

Në ndërkohë PSP-ja është shprehur e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar, dhe sigurinë e të punësuarve, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon kjo prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button