Pesë artistë shqiptarë, pjesëmarrës në ekspozitën multikulturore në Otava të Kanadasë

Më 10 shtator 2019 në Otava të Kanadasë, në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut u hap ekspozita multikulturore me 60 artistë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ekspozitë marrin pjesë disa artistë shqiptar edhe atë: Burhan Ahmeti, Dita Starova Qerimi, Agron Abdyli, Shqipe Mehmeti dhe Zulejha Zuberi, përcjell Portalb.mk.

Ekspozita multikulturore në Ambasadën e RMV-së në Otava të Kanadasë
Ekspozita multikulturore në Ambasadën e RMV-së në Otava të Kanadasë

Kjo ekspozitë u organizua për nder të festës kombëtare 8 Shtatori, ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

U ekspozuan 75 vepra arti me teknika të ndryshme nga artistë të njohur të gjeneratave të ndryshme me famë ndërkombëtare.

Ekspozita u organizua nga Shtëpia e Kulturës Koço Racin – Shkup dhe financiarisht u mbështet nga Qyteti i Shkupit, Ministria për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Otava. Kurator i ekspozitës është Violeta Kalic, historiane e artit, bashkëpunëtor dhe eksperte në artet pamore, dizajn dhe arkitekturë në Qendrën për Kulturë “Koço Racin-Shkup”.

Ekspozita multikulturore në Ambasadën e RMV-së në Otava të Kanadasë
Ekspozita multikulturore në Ambasadën e RMV-së në Otava të Kanadasë

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë ambasadorë nga shumë vende të botës, diplomatë, përfaqësues të trupit diplomatik në Otava të Kanadasë etj.

Ekspozita u hap nga Dimitar Blazevski, Këshilltar i Ministrit në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Otava.

Pas prezantimit të kësaj ekspozite të rëndësishme në Otava të Kanadasë kjo ekspozitë do të bartet edhe në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Uashington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uniteti i diversitetit dhe respekti për kulturat e ndryshme, identitetet dhe botëkuptimet janë pjesë e qëllimit të kësaj ekspozite me rëndësi të veçantë dhe që bashkon shumë entitete, vuri në dukje Violeta Kalic me rastin e hapjes së ekspozitës.

Ekspozita multikulturore në Ambasadën e RMV-së në Otava të Kanadasë
Ekspozita multikulturore në Ambasadën e RMV-së në Otava të Kanadasë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button