Nuk ka argumente të mjaftueshme që të thuhet se incidenti në Volinë ka ndodhur për shkaqe politike

Kryetari i Komunës së Debarcës, Zoran Nogaçeski, tha deklaratë për incidentin në f. Volinë në të cilën mes tjerash thotë:

…Incidenti ndodhi gjatë kohës së ndeshjes, jashtë terrenit. Gjatë një vendimi të gabuar të gjyqtarit, jashtë terrenit, ndaj një prej gjyqtarëve ndihmës kishte reaguar një tifoz, banor i fshatit, me çka përfaqësuesi i shërbimit policor, sipas meje, ka marr një vendim të shpejtuar, arrestim të tifozit. Në atë moment kanë kundërshtuar më shumë tifoz, po ashtu, banorë të fshatit.

Në ato momente kamë intervenuar dhe kam larguar sulmuesit, me qëllim të pengimi të një incidenti më të madh, me çka situata u qetësua, ndërsa ndeshja gjatë gjithë kohës është luajtur dhe ka përfunduar pa incidente…

…Dua të potencojë, se nuk ka nevojë që ngjarjes t’i përngjiten konotacione politike, sepse në ndeshje nuk ka pasur asnjë flamur ose ndonjë himn. Për vërtetën e kësaj mund të shihen edhe incizimet e ndeshjes. 

Deklaratën e kryetarit të Debarcës, Zoran Nogaçeski, dhënë në faqen e tij zyrtare në Facebook, e vlerësojmë si të vërtetë dhe deklaratë konsekuente. Arsyeja për një notë të tillë së pari është krahasimi i deklaratës së tij të shkurtër të dhënë më herët për portalin Skopje1, dhe më pas për shkak të verifikimit nga më tepër burime, mes tjerash edhe video incizimi i incidentit, kur në fshatin Volinë kolona policore ka qenë e bllokuar në vendbanimin komunal me kërkesë që të lirohen të arrestuarit.

Bëhet fjalë për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit të Ligës së tretë mes KF Sateska nga Volinë dhe KF Crno Buki nga Manastirit, i cili mori dimensione politike për shkak të disa burimeve të panjohura dhe të njohura të cilët thirren nga një pjesë e mediumeve, dhe të cilët pretenduan se arrestimi i njërit, më tutje edhe të disa personave të tjerë gjatë ndeshjes ka ndodhur për shkak të valëvitjes së flamurit nga Kutleshi dhe parullave “Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni”.

Nëse shihen me kujdes të gjithë publikimet e qasshme në Tajm.mk, nuk ka fakte relevante me të cilat do të krijohej bindja se ngjarja ka prapavi politike. Ndaj një njoftimi të tillë reagoi edhe MPB, duke bërë apel deri te organizatat mediatike opozitare për të reaguar ndaj “joprofesionalizmit, mungesës së etikës dhe dezinformimit të dukshëm me qëllim të nxitjes së gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe jotolerancës së disa mediumeve…”, me çka lëshuan edhe komunikatë për incidentin për të cilin pretendojnë se bëhet fjalë për pakënaqësinë e një tifozi i cili ka hyrë në terren me qëllim që të sulmojë gjyqtarët për shkak të vendimit të tyre.

Mediumet kanë të drejtë të mos i besojnë komunikatës policore, ndërsa MPB në këtë rast vepron në mënyrë jokorrekte, sepse së pari institucioni vet vlerëson se cili mediume “dukshëm me vetëdije dezinformon me qëllim të nxitjes së urrejtjes”, ndërsa më pas ju bën thirrje organizatave mediatike që edhe ato të reagojnë. Pse, nëse dihet se me ligj kanë kompetencë të ngrenë padi penale ose të paraqesin një parashtresë deri te PP për gjuhën e urrejtjes?

Por, edhe përkrah kësaj, në rastin konkret këto mediume njoftojnë se arsyet e incidentit kanë qenë flamujt ose parullat, përsëri nuk ofruan fakte të mjaftueshme relevante. Edhe vet banori i Volinës që është arrestuar i pari nuk është i sigurt në pretendimin e tij, por vetëm shpreh dyshim nëse arsye kanë qenë flamujt sepse mëngjesin e ditës së ndeshjes në objektin e tij në fshat ka vendosur flamuj dhe dikush e ka paralajmëruar se do të ketë problem.

Por, prej deklaratë së tij dhe deklaratës së Nogaçeski, dhe nga videoja me kolonën policore të bllokuar, mund të arrihet në përfundim se intervenimi i policisë gjatë kohës së ndeshjes nuk ka qenë për shkak të flamujve ose parullave, por siç thotë Nogaçeski, për shkak të “natyrës sportive”:

Incidenti ndodhi jashtë terrenit sportive dhe nuk ka lidhje me politikën. Apeloj që të mos politizohet, të mos ndërlidhet me ndonjë ngjarje historike të para një shekulli, ose me ndërlidhet me proceset aktuale politike. Përsëri, nuk ka politikë në incident dhe e gjithë ngjarja është e natyrës sportive. (shih këtu). 

Për shkak të arsyeve të shtruara më lartë deklaratën e Nogaçeskit në Facebook e vlerësojmë si të vërtetë. 

BURIMI: Vërtetmatës.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button