Vangellovski i shkarkuar ka tetë ditë afat për t’u ankuar, do të vendosin ish kolegët e tij

Jovo Vangellovski, ka afat prej tetë ditëve, në të cilat mundet të dorëzojë ankesë për shkarkim nga pozita kryetar i Gjykatës Supreme, vendimi është miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publik, njofton Portalb.mk.

Ankesën duhet ta dorëzojë deri te Këshilli i Gjykatësve në të cilin janë anëtarë nëntë gjykatës. Tre gjykatës do zgjedhen nga Gjykata Supreme, dy prej ku ka punuar Vangellovski, gjegjësisht në Gjykatën Supreme dhe nga një gjykatës me zgjedhje të rastësishme nga katër gjykatat e apelit në vend (Shkupi, Manastiri, Shtipi dhe Gostivari) në të cilin bëjnë pjesë disa gjykatës të gjykatave themelore në qytete.

Këshilli pasi të vendos për ankesën mund ta konstatojë ose shfuqizojë vendimin për shkarkimin e tij.

Shkarkimi i Vangellovskit erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë jo profesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Shkarkimi i Vangellovskit u propozua së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me   bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button