Kasami për reformat në drejtësi: Kërkojmë komision shtetëror me ekspertë nga SHBA-ja dhe BE-ja

Në konferencë për media, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka vlerësuar që për reforma në drejtësi, duhet të formohet Komision Shtetëror me ekspert nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimi Evropian(BE), transmeton Portalb.mk.

“Prandaj, tash më shumë se kurrë duhet të pranohet kërkesa e Lëvizjes Besa për një Komision Shtetëror i përbërë nga ekspertë, në të cilin do marrin pjesë me të drejtë vendimmarrje edhe SHBA dhe BE. Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i prokurorisë publike, gjykatave, si dhe funksionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësish ky Komision Shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e “VETTING”-ut, proces pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarësia e vendit e deri më sot”, tha Kasami, i cili ndër të tjerash përsëriti qëndrimin se, për BESËN është e papranueshme zhvillimi i negociatave për proceset gjyqësore apo për prokurorinë publike dhe speciale.

Kjo deklaratë e Kasamit, vjen në vazhdën e dështimit të takimit për Ligjin për Prokurori Publike, ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button