Me sallën mbushur dhe drejt suksesit të këtij edicioni, sot filloi “Jazzfest Tetova 2019” (VIDEO)

Me sallën mbushur me publik i cili shijonte në maksimum muzikën e grupit, “Taksim Trio”, në Qendrën për Kulturë – Tetovë, sot filloi edicioni i katërt i “Jazzfest Tetova 2019”. Nata e parë, krijoi një siguri se, edhe ky edicion do të jetë i suksesshëm, transmeton Portalb.mk.

Sigurisht, në qendër të vëmendjes dhe të cilët i dhanë shije mbrëmjes e festivalit, ishte performimi i grupit “Taksim Trio”. Grupi, konsiderohet të jetë si një nga fenomenet mahnitëse muzikore të Stambollit, sepse përbëhet nga muzikantë me cilësi të lartë, të kalitur me kulturën cigane. Ata, te publiku sollën horizontin muzikor përtej Bosforit.

Klarineta e kadifesë dhe e butë e Hüsnü Şenlendirici, vallëzon me dhe rreth bakllamasë me tinguj të qartë të İsmail Tunçbilek dhe kanunit që ngjan si kitarë të Aytaç Doğan. Midis tyre, valëzohet një magji me tinguj oriental që tingëllojnë edhe si antik, por edhe mjaft të freskët dhe bashkëkohor.

Organizatorja e “Jazzfest Tetovës”, Lejla Halimi u shpreh e kënaqur nga interesimi i madh i publikut, dhe ndau shpresën se, me po të njëjtin intensitet do të vazhdojnë edhe katër netët tjera.

“Me të vërtetë, mbrëmja e parë është me i interesim shumë të madh. Kemi publikë nga tërë Maqedonia e Veriut, nga Kosova, por kemi edhe njerëz që do na vijnë nga Kroacia. Shpresoj që ky intensitet të vazhdojë edhe netët tjera”, tha Halimi.

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili

Krahas shumë artistëve dhe xhazdashësve të shumtë, nuk mund të mungonte edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, me financat e të cilave u mundësua ky edicion i “Jazzfest Tetovës”.

“Kam kënaqësinë që sot jam në hapjen e edicionit të katër të Jazzfest Tetovës, i cili me seriozitetin ka arritur të krijojë një trend muzikor serioz, duke e promovuar kulturën e xhazit në vendin tonë”, tha Ismaili në fjalimin përshëndetës të tij.

Mbrëmja e parë besojmë se u ka bindur të ndiqni edhe netët tjera të këtij edicioni, i cili vazhdon nesër, në Qendrën për Kulturë – Tetovë, me fillim prej ora 20:00, me “Tavitjan Brothers ft. Rhani Krija”.

"Jazzfest Tetova 2019"
“Jazzfest Tetova 2019”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button