Opozita në Kuvend propozoi shkarkimin e Katica Janevës

Nikoll Micevski, deputeti nga partia opozitar VMRO-DPMNE sot në seancën e Kuvendit kërkoi shkarkim të prokurores speciale Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

Micevski  me arsyetim se propozim-vendimi njëzëshëm është votuar nga të gjithë deputetët dhe nga të gjitha grupet e deputetëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve që u mbajt më 5 shtator dhe për shkak të faktit se kjo seancë është e fundit në afatin ligjor për skadim të mandatit të prokurores.

“Propozimi për shkarkimin e sotëm të Janevës është për t’u lënë hapësirë deri më 15 shtator të zgjidhet  prokuror i ri special”, theksoi Micevski.

Deputetët e refuzuan propozimin për shkarkimin e Janevës të debatohet  në seancën e sotme, me ç’rast deputeti Miceski sqaroi se arsyeja për kërkesën e shkarkimit është ajo që seanca e sotme është e fundit në afatin ligjor për shkarkimin e prokurores.

Në lidhje me shkarkimin e Katica Janevës, ka folur edhe Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Në të gjitha koordinimet e deritanishme dhe harmonizimet e partive politike, veçanërisht katër partitë më të mëdha politike, u pajtuam se për këtë çështje duhet të ketë seancë të veçantë edhe në atë kontekst dhe për atë arsye nuk është vendosur si pikë në rend të ditës”, sqaroi Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button