Trenat rrugës për të vdekur, numri i udhëtarëve minimal (infografik)

Nga Stacioni Hekurudhor në Shkup në periudhën janar-qershor 2019 ka pasur nga 16 nisje trenash për udhëtarë në ditë, ndërsa vitin e kaluar nga stacioni kryesor janë nisur nga 19 trena në ditë.

Me më pak trena që kanë qarkulluar çdo ditë, Hekurudha RMV- Transporti në gjysmën e parë të vitit ka arritur të transportojë numër pothuajse identik të udhëtarëve si vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, 277.000 udhëtarë. ose 0.7 përqind më pak, janë transportuar me tren se në periudhën janar-qershor 2018, transmeton Meta.mk.

Të dhënat statistikore tregojnë se në gjysmën e parë të vitit nuk ka pasur udhëtarë në trafik ndërkombëtar hekurudhor, për shkak se nuk ka qarkulluar ekspres treni “Hellas ekspres” në drejtim të Selanikut dhe Beogradit. Vitin e kaluar me këtë tren ndërkombëtar, për gjashtë muaj kanë udhëtuar 4.000 udhëtarë. Përveç mos qarkullimit të këtij treni, këtë vit nuk funksionon as ekspres treni Heraklea ndërmjet Shkupit dhe Manastirit as. Ky tren u ndërpre përkohësisht në fillim të gushtit 2018 si rezultat i prishjes së njërit prej trenave të ri kinez.

Këto shifra tregojnë se operatori kombëtar hekurudhor ka realizuar numër pothuajse identik të udhëtarëve, me më pak trena që kanë qarkulluar nëpër binaret e hekurudhave në gjashtë muajt e parë të vitit. Nga Stacioni hekurudhor në Shkup,në periudhën janar-qershor 2019, ka pas nga 16 nisje të trenave të udhëtarëve, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga stacioni kryesor janë nisur nga 19 trena.


Numri i udhëtarëve të transportuar në transportin hekurudhor në Maqedoni ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Trenin, si mjet transporti, vitin e kaluar u përdor 540.000 udhëtarë, ndërsa një dekadë më parë kjo shifër ishte pothuajse tre herë më e lartë. Para shpërbërjes së Jugosllavisë, me tren nëpër vendin tonë kanë udhëtuar midis 5 dhe 7 milionë udhëtarë në nivel vjetor.

Me rebalancin e ri të buxhetit janë zvogëluar fondet për kreditimin e hekurudhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button