Shekerinska: Qeveria është për ligj të ri, opozita për amnisti

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ishte në takim me homologun rumun, Gabriel-Beniamin Lesh, ku pas takimit foli edhe për takimin Zaev-Mickoski që u zhvillua dje, transmeton Portalb.mk.

“Më vjen keq që pas atij hapit tonë që treguam se punët në shtet kanë ndryshuar ende ka një pjesë që nuk ka ndryshuar, ndërsa ajo është opozita. Mossuksesi i djeshëm i negociatave, që do të mundësonte shumë raste të arrijnë deri në zgjidhje juridike, mendoj se tregon se disa njerëz dhe struktura të cilat kanë organizuar struktura kriminale asnjëherë nuk do të dorëzohen”, tha Shekerinska. 

Ajo theksoi se qytetarët si dhe Qeveria kanë pritur dhe presin ligj të ri për prokurori publike, por shtoi se është e dukshme  se njerëzit e parë të opozitës ende presin amnisti dhe pavarësi. Sipas ministres Shekerinska, puna kyçe është që t’i lëmë institucionet ta përfundojnë punën e tyre.

“Nëse qytetarët presin ligj të ri, është e dukshme se njerëzit e parë në opozitë kërkojnë vetëm vasalë të vjetër.  Hapi i Qeverisë me të cilin treguam se kërkojmë që institucionet t’i ndjekin të gjithë – pushtet, opozitë, qytetarë, cilindo qoftë, ndërsa për këtë nuk morëm mbështetje nga opozita, jep përgjigje në pyetjen sa shteti juridik në Maqedoni duhet të bëjë gjithçka, që asnjëherë mos të kthehemi mbrapa”, deklaroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button