Para se t’i jepni fund lidhjes së dashurisë bëjini vetes këto 6 pyetje

Një vit pas divorcit, cilësia e jetës së një gruaje ulet me 73%, ndërsa e një burri me 42%. Kjo është arsyeja pse psikologët ju rekomandojnë të mos merrni vendime në momentin që jeni me nerva, veçanërisht nëse e doni partnerin tuaj. Bëjini vetes disa pyetje dhe mendojeni gjithçka në tërësi, transmeton Revista Class.

Të gjithë herët ose vonë do të hasin një situatë ku duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë-si për shembull për të shpëtuar një marrëdhënie-duke shpresuar që ajo do të kthehet në normalitet ose do të shkatërrohet.

Psikologët nuk rekomandojnë ta lini një partner që e doni vërtet, por nuk ka asnjë kuptim të përmbaheni në marrëdhëniet “OK është, por jo e shkëlqyer” . Është e rëndësishme të merrni një vendim për të cilin të mos ndjeni keqardhje në të ardhmen. Mirëpo, përpara se të merrni vendimin për ndarje, duhet t’ia drejtoni këto pyetje vetes:

-Ky person me të cilin jam, a nxjerr nga unë më të mirën time?

-A kemi ne qëllime të njëjta në jetë për të ardhmen?

-A ndihem i lumtur apo i trishtuar me të gjatë gjithë kohës?

-A bëjmë ne të dy kompromise?

-Pse dua të ndahem nga ky person?

-Do të jetë jeta ime më e mirë pas kësaj ndarjeje?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button