fbpx

Mickoski: Zaev nuk dëshiron marrëveshje për PTHP-në që të mos japë përgjegjësi për “Reket 2, 3, 4, 5”

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se bisedimet e mbrëmshme për Ligjin për Prokurori Publike nuk kanë pasur sukses pasi që kryeministri Zoran Zaev dëshiron që ta mbajë kontrollin ndaj Prokurorisë, dhe ashtu siç tha ai, ajo kontroll i duhet Zaevit që të mos japë përgjegjësi për “Reket”, “Reket 2”, Reket 3” dhe “Reket 4”, njofton Portalb.mk.

Zaevi vetëm dëshiron që të mbajë ndonjë kontroll ndaj Prokurorisë. Të mundet të kontrollojë dhe të udhëheqë, të japë urdhra, fshehë dhe mbyllë raste. Ajo kontroll i duhet që të mos japë përgjegjësi për “Reket”, por edhe për “Reket 2”, “Reket 3”, “Reket 4” dhe të gjitha rastet tjera. Zaevi dëshiron që ta bëjë të ligjshëm krimin nga radhët e tij. Ai erdhi në këto bisedime që të mos ketë sukses. Njeriu ka plan C, pasi që plani B nuk kishte sukses. Lëndët e PSP-së t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike dhe kështu Zaev blen paqe edhe ndonjë muaj, por përgjegjësi do të ketë”, tha Mickoski në konferencën për shtyp në selinë partiake.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, tha se Zaev ka dhënë propozim për formimin e Prokurorisë për Korrupsion të Lartë, e cila do të ishte në të njëjtin nivel me Prokurorinë e Ruskoskës, ndërkaq prokurori të jetë me propozim të partisë opozitare, në këtë rast VMRO-DPMNE.

“Përveç kompetencave që do t’i ketë, pasi që t’i marrë 10-tra ndihmësit e Janevës, do të shtohen kompetencat për krim të organizuar të personave të zgjedhur dhe emëruar me mbrojtje të klauzolës në ndonjë periudhë kohore nëse pushteti nuk e pranon propozimin e opozitës, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publik të zgjedhë prokuror nga radhët e këtyre 10-tra ndihmësve nga PSP, praktikisht, pushteti do të motivohet që asnjëherë të mos e pranojë propozimin e opozitës”, tha Mickoski.

Ai tha se Zaev nuk ka pranuar që ajo Prokurori e re ta hetojë Katica Janevën, edhe pse, siç tha Mickoski, ajo është person i zgjedhur.

“E di prej k uvjen kjo kërkesë. Pasi që ekziston dyshim i bazuar për “Reket 2, 3, 4, 5”. Por edhe për vepra tjera penale që pushteti tanimë në vitin e tretë i bën. Për atë ju duhet Ruskoska e cila i amniston dhe e mbron Zoran Zaevin për krimet e bëra”, tha Mickoski.

Përndryshe, në takimin shtatë orësh nuk u arrit marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike, pasi që siç deklaruan burime nga grupet negociatore, pushteti kërkon që në krye të PSP-së së ardhshme të jetë Villma Ruskovska, me këtë lëndët e PSP-së të kalojnë në PTHP, dhe të vlejnë lëndët që janë hapur deri më 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar që në vend të Ruskovskës, në krye të PSP-së së ardhshme të jetë personi nga radhët e tyre, dhe lëndët deri në 30 qershor të shkatërrohen. Si zgjidhje, pushteti e ka futur në lojë edhe mundësinë e formimit të një Prokurorie të re, e cila do të përndjekë si pushtetin, edhe opozitën.

Në rolin e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se, miratimi i Ligjit për Prokurori me të cilin definohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike(PSP), nuk është kusht për datën e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, por vlerësoi se, është mirë që Ligji të miratohet para muajit tetor, muaj ky që sipas tij u cilësua historik sepse “Maqedonia e Veriut do ta marrë datën”.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se epilogu i këtij takimi, do ta përcaktojë edhe vënien në seancë plenare shkarkimin e kryeprokurores Speciale, Katica Janeva dhe të Ligjit për Prokurori Publike. Ndërkaq dje, PSP-ja është shprehur e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar, dhe sigurinë e të punësuarve, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon kjo prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button