Kush dhe kur (do) ti/i organizojë sindikatat?

Organizimi thelbësor sindikal është në rënie të vazhdueshme, ndërsa për shumë punëtorë madje edhe vikendi i lirë, si një nga përfitimet themelore historike, është dëshirë e pa arritshme.

“Mjet më dinjitoz për shprehje të personalitetit e vet”, me këtë formulim Republika e Bjellorusisë e garanton të drejtën për punë në nenin 41 të Kushtetutës së vet.  Ngjashëm me legjislativet e shumicës së shteteve, formulimi e thekson lidhshmërinë e ngushtë midis dinjitetit njerëzor dhe zgjedhje së lirë dhe zgjedhjes së lirë për punësim, kushtet përkatëse për punë dhe siguri në raste të mbetjes pa punë. Krahas asaj, pothuajse është e pamundur të nxirret një definicion gjithëpërfshirës për atë se çka në të vërtetë do të thonë këto angazhime deklarative për shtetet e ndryshme. Debatet shumëvjeçare ideologjike, të bëra nga shtetet të cilat të drejtën për punë e kanë lidhur ekskluzivisht me organizimin socialist të ekonomisë (sh. Neni 118 nga Kushtetuta e BRSS nga viti 1936) nga njëra anë dhe shtetet që kanë përqafuar botëkuptim liberal (sh. Neni 4 nga Kushtetuta e Italisë e vitit 1948) nga ana tjetër, kanë qenë, pjesërisht dhe ende janë, burim i kuptimeve të ndryshme. Prapëseprapë, elemente të caktuara të përbashkëta i bashkojnë konceptet dhe janë pjesë përbërëse e të drejtës për punë, pa dallim nëse dispozitat kanë qasje individualiste (sh. neni 27 nga Kushtetuta e Japonisë), e obligojnë shtetin (sh. neni 41 nga Kushtetuta e Indisë) ose e drejta që në mënyrë eksplicite ta konsiderojnë për nder ose diçka më lartë (sh. neni nga Kushtetuta e Jemenit). Një element i tillë, për të cilin në forma dhe modalitete të ndryshme ekziston pothuajse konsensus, është marrëveshjet kolektive.

Rëndësia e marrëveshjeve kolektive si parakusht për organizimin  sindikal

Në pajtim me definicionin e Organizatës ndërkombëtare të punës (ONP), marrëveshje kolektive, janë në esencë, negociatat që bëhen midis një ose më tepër punëdhënës (ose organizata të punëdhënësve), nga njëra anë, dhe një ose më tepër organizata të punëtorëve (sindikata ose grupe), nga ana tjetër. Kusht është që negociatat të jenë në lidhje me: kushtet e punës dhe kushtet për; raportet midis punëdhënësve dhe punëtorëve dhe/ose rregullimi i raporteve midis organizatave të punëdhënësve dhe organizatave të punëtorëve (Neni 2 nga Konventa e ONP nr. 154). Duke pasur parasysh gjerësinë e të tre kategorive, lirisht mund të thuhet se çfarë do qoftë lloji i diskutimit formal dhe joformal, i cili ndihmon në ndërtimin e besimit dhe respektit të ndërsjellë midis palëve e rrit cilësinë e raporteve punuese, hyn nën ombrellën e marrëveshjes kolektive. Si e tillë, marrëveshja kolektive konsiderohet si mjet kyç dhe tejet i nevojshëm për formulimin e politikave përkatëse për punësim dhe punë. Pikërisht për këtë, ONP dhe Komiteti për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore (KDESK) vazhdimisht e theksojnë rëndësinë e sindikatave në procesin e marrëveshjes dhe të mbrojtjes së të drejtave punëtore.

Duke pasur parasysh se qëllimi i  bisedimeve rreth marrëveshjeve kolektive është të nënshkruhet marrëveshje kolektive, me rëndësi është të theksohet se e drejta jonë e punës e vijon parimin juridik infavorem laboratoris (neni 12 (3) nga Ligji për marrëdhëniet e punës). Në pajtim me këtë parim juridik, me marrëveshjet kolektive dhe kontratat për punësim mund të përcaktohen vetëm të drejta të cilat janë më të volitshme për punëtorët në lidhje me të drejtat të rregulluara me ligj. Midis të tjerave, marrëveshjet kolektive mund të rregullojnë rroga, orar të punës, pushime, bonus vjetor, mungesa prindërimi, siguri dhe shëndet gjatë punës, hapësira dhe pajisje për përfaqësuesit sindikal, si dhe procedura për zgjidhje të kontesteve dhe konsultim, bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve. Duke pasur parasysh atë që marrëveshjet kolektive siç shihet rregullojnë fusha të rëndësishme, është tejet e nevojshme që shkurtimisht të shqyrtohet ai aspekt i dialogut social në shtetin tonë.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekzistojnë dy marrëveshje të përgjithshme kolektive, një në sektorin privat nga fusha e ekonomisë, si dhe 17 të posaçme, përkatësisht marrëveshje kolektive të degëve. Sa u përket marrëveshjeve kolektive të degëve, 11 janë të lidhura në sektorin privat në fushën e ekonomisë, ndërsa 6 janë lidhur në sektorin publik. Me marrëveshjet kolektive në nivel të degës gjithsej janë përfshirë 141 223 të punësuar, që do të thotë se shkalla e marrëveshjes kolektive në nivel të degës është rreth 24,61 përqind, që është nën mesataren prej 32,2 përqind të vendeve të OECD. Kjo ka të bëjë para së gjithash me vendosjen e sindikatave dhe me strukturën e subjekteve afariste në shtetin, në të cilën pjesëmarrje prej 97,7 përqind kanë ndërmarrjet mikro dhe të voglat, ndërsa vetëm 2,3 përqind ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Shkalla, ndërkaq, e organizimit sindikal në Republikën e Maqedonisë Veriore është 21,6 përqind, gjë e cila është pothuajse në kuadër të mesatares globale prej 23,81 përqind, por në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren e Unionit Evropian prej 29,76 përqind. Prapëseprapë, shkalla e organizimit sindikal nuk mund në tërësi ta sjellë për së afërmi gjendjen esenciale me sindikatat në shtetin, për shkak se për atë është e nevojshme edhe analizë e vendosjes ligjore të organizimit punëtor

Subjektiviteti juridik i sindikatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – burim i problemeve, në vend të zgjidhjeve

Liria e bashkimit si e drejtë themelore e njeriut është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ligji për marrëdhëniet e punës (LMP), lirinë e të bashkuarit, në formë sindikate, e nxjerr nga Kushtetuta dhe e lidh me marrëdhënien e punës. Sipas LMP, punëtorët kanë të drejtë që sipas zgjedhjes së tyre të lirë të themelojnë sindikatë dhe në të të anëtarësohen me kushtet e përshkruara me statutin e sindikatës. I njëjti ligj, sindikatën e definon si organizatë vetanake, demokratike dhe të pavarur e punëtorëve të cilët bashkohen me qëllim të përfaqësimit, avancimit dhe mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, sociale dhe të tjera individuale dhe kolektive. Sindikatat mund të themelohen pa kurrfarë miratimit paraprak. Anëtarësia  në sindikatë është vullnetare përmes vendimmarrjes së lirë të punëtorit për anëtarësim ose dalje nga sindikata (neni 185(1) nga LMP).

Koj i kako ke gi organizira sindikatite
grid.mk

Në pajtim me Kushtetutën, LMP parashikon se sindikatat kanë të drejtë të themelojnë aleanca të veta ose forma të tjera të bashkimit në të cilat interesat e tyre lidhen në nivel më të lartë, me të cilat e përcakton nocionin sindikatë në nivel më të lartë (neni 87(1) nga LMP). Në pikëpamje të themelimit dhe regjistrimit të tyre në LMP është e rregulluar se vetëm sindikata në nivel më të lartë fiton cilësi të personit juridik nga dita e regjistrimit në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë Veriore, pas regjistrimit paraprak në regjistrin të cilin e mban MPPS (neni 189(1)(2) nga LPM).  Përmes rregullimit të tillë të subjektivitetit juridik të sindikatës si formë themelore të organizimit të punëtorëve, sillet në pyetje autonomia dhe pavarësia e sindikatave të tjera, duke pasur parasysh se vetëm sindikata në nivel më të lartë e përfiton me cilësinë e personit juridik.

Kjo do të thotë se sindikatat praktikisht janë të kushtëzuara që të bashkohen dhe me atë ta përfitojnë cilësinë e personit juridik përmes formës më të lartë të sindikatës ose ndërkaq, ata janë të detyruara ti bashkëngjiten sindikatave tanimë ekzistuese në nivel më të lartë për të mund në mënyrë të papenguar ta realizojnë funksionin e vet themelor. Si rrjedhojë e kësaj sindikatat e nivelit më të ulët nuk mund të disponojnë me llogari të vet transaksioni dhe vulë dhe të paraqiten në qarkullimin juridik si person juridik. Kjo është me rëndësi të veçantë dhe gjatë realizimit të mbrojtjes gjyqësore të të drejtës për bashkim të sindikatave, për shkakun se sindikata në situatën për mospasje të subjektivitetit juridik është e penguar që në mënyrë të drejtpërdrejtë si person juridik të parashtrojë padi në gjykatën kompetente. Legjitimacioni aktiv për parashtrimin e padisë në rast të tillë kalon në sindikatën në nivel më të lartë, në kuadër të të cilës është e bashkuar sindikata.

Vendosja e tillë e bashkimit sindikal përmban rreziqe serioze për monopolizim të organizimit dhe i largon punëtorët nga sindikatat e tyre amë. Deri tani, zgjidhja ligjore në praktikë rezultoi me mos-dukshmëri të sindikatave pa subjektivitet juridik dhe me probleme të shumta për sindikatat në nivel më të lartë në pikëpamje të konsultimit dhe angazhimit të anëtarësisë. Në momente kur hartimi i LMP të ri, përfshirë edhe dispozitat për rregullimin e lirisë së bashkimit në marrëdhëniet e punës dhe kornizën nën të cilën  zhvillohet procesi i bisedimeve për marrëveshje kolektive dhe greva, intensifikohet, me rëndësi të pashmangshme është ti pyesim sindikatat që na përfaqësojnë  se çka ndërmarrim për një çështje të caktuar. Ndryshimi i subjektivitetit juridik të sindikatave mund të sjell probleme dhe dobësi të reja potenciale, por në çfarë do rasti sindikatat kanë për detyrë që në afat në të shpejtë të mundshëm të hapin debat për atë çështje dhe vazhdimisht ti informojnë dhe të konsultohen me anëtarësinë më të gjerë për ndryshimet e propozuara. Posaçërisht për shkak se organizimi thelbësor sindikal është në rënie të vazhdueshme, ndërsa për shumë nga punëtorët madje edhe vikendi i lirë, si një nga përfitimet themelore historike, është dëshirë e pa arritshme.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button