Pas 18 vjetëve dalin pamje të reja të 11 shtatorit (FOTO)

Plot 18 vjet kanë kaluar nga tmerri i 11 shtatorit 2001, kur dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, SHBA, u goditën nga një sulm terrorist, transmeton Revista Class.

Një doktor, dëshmitar i terrorit tragjik që përjetoi populli amerikan, nxitoi te rrënojat e kullave binjake dhe fotografoi momentet e para pas sulmit që la pas rreth 3000 viktima.

Vetëm pak orë pas shkatërrimit, i gjithë vendi gjendej në një kaos të llahtarshëm. Me mijëra punëtorë ndërtimi, zjarrfikës, policë e punonjës emergjencash u ofruan që të jepnin ndihmë gjatë ditëve të para.

Mjeku ishte një nga të parët që dëshmoi përmes fotove pamjet apokaliptike nën rrënoja.

Me mijëra njerëz ishin ende të bllokuar brenda rrënojave, ndërkohë që me dhjetëra të tjerë po shpëtoheshin në çdo minutë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button