Qeveria i rriti subvencionet për panelet solare, dritaret dhe peletat nëpër shtëpi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 153-të ndau 30 milionë denarë për subvencionim e paneleve solare për shtepi, dritare PVC ose alumini dhe shfrytëzimin e peletave, transmeton Portalb.mk.

Qeveria sot solli ndryshimet në Programin për promovimin për burimet e ripërtëritëse të energjisë dhe promovimin e efikasitetit të energjisë nëpër shtëpi për vitin 2019. Sipas ndryshimeve, parashikohen edhe 5 milion denarë për subvencionin e paneleve solare, edhe 14.7 milion denarë për dritare PVC dhe të aluminit, si edhe 10 milion denarë shtesë për subvencionin e shfrytëzimit të peletave.

Pra, mjetet e parapara prej 50 milonë denarë do të rriten në 80 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button