Faik Arsllani u zgjodh u.d. kryetar i Gjykatës Supreme

Gjykatësi suprem, Faik Arsllani, është zgjedhur për ushtrues detyre (u.d.) kryetar i Gjykatës Supreme, pas shkarkimit të kryetarit Jovo Vangellovski. Në seancën e sotme, Pas dy vitesh tentime të pasuksesshme, sot Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Vangellovskin edhe nga funksioni gjykatës, njofton Portalb.mk.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me   bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button