“Çe pse”, fushata për përkrahje të vajzave futbolliste të KFF “Shkëndija” (VIDEO)

Pasi në qershor të vitit 2019 për shkak të mungesës së financave Klubi i Futbollit të Femrave “Tetova” lajmëroi shuarjen e vet, disa dashamirë të sportit kanë filluar fushatë për grumbullimin e mjeteve të nevojshme që t’u mundësojnë vajzave, siç thonë ata, ta vazhdojnë ëndrrën, transmeton Portalb.mk.

Klubi numëron 20 vajza, 9 prej të cilave janë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në grup moshat U15, U17, U19 dhe reprezentacionin A. Shuarja e klubit bëri jehonë në opinion dhe një grup entuziastësh i janë qasur ri ngritjes së këtij klubi të futbollit.

Ata kanë realizuar një video me vajzat e klubit, për të përçuar mesazhe dhe arsye se përse njerëzit duhet t’i përkrahin për të vazhduar ëndrrën.

Në video mund të shihen edhe numrat e xhirollogarisë ku njerëzit mund të kontribuojnë, në linkun e gofundme ose direkt në xhirollogarinë e klubit.

“Po fillojmë me fushatën #ÇePse, të bindur që vajzat meritojnë ta vazhdojnë ëndrrën: https://www.gofundme.com/f/KFF-Shkendija

Në qershor të vitit 2019 për shkak të mungesës së financave Klubi i Futbollit të Femrave “Tetova” lajmëroi shuarjen e vet.
Klubi numëronte 20 vajza, 9 prej të cilave janë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në grup moshat U15, U17, U19 dhe reprezentacionin A.
Shuarja e klubit bëri jehonë në opinion dhe një grup entuziastësh iu qasën ringritjes së këtij klubi të futbollit.
Sot me shpresën se këtë herë do ta kenë përkrahjen e munguar deri tani, vajzat luajnë me fanellën KFF “Shkëndija”…

https://www.gofundme.com/f/KFF-Shkendija
xh.ll. (në denarë): 250-0130006837-13
xh.ll. (në valuta të huaja):MK07250-0130006837-13″, thuhet në postimin e KFF “Shkëndija”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button