8 gola për 55 minuta në ndeshjen Angli-Kosovë (VIDEO)

Në ora 20:45 filloi ndeshja ndërmjet Reprezentacionit të Kosovës dhe atij të Anglisë, në St.Marys stadiumin e Southamptonit, transmeton Portalb.mk.

Të dy ekipet në fushë janë paraqitur me këto formacione:

Sapo filloi ndeshja, në sekondën 34″, futbollisti i Kosovës, Valon Berisha arriti të shfrytëzon një gabim të mbrojtjes kundërshtare, duke shënuar gol, 0-1.

Në minutën 8′ arriti të barazon rezultatin menjëherë ekipi vendas, duke shfrytëzuar një krosim nga këndi, ku vendimtar me kokë ishte Sterling, 1-1.

Harry Kane në minutën e 19-të për herë të parë kaloi Anglinë në avantazh, 2-1.

Në minutën e 38-të, futbollistët e Kosovës arritën të shënojnë përsëri, por tani në portën e vet, pasi Mërgim Vojvoda shënoi autogol, 3-1.

Në minutën e 44′, për golin e katërt u kujdes Jadon Sancho, 4-1.

 

Po ky futbollist pas një minute arriti të shënon edhe golin tjetër, për rezultatin 5-1. Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë.

Valon Berisha që e nisi pjesën e parë të ndeshjes, pikërisht e nisi edhe pjesën e dytë, duke shënuar në minutën 49-të, 5-2.
Sulmuesi shtatlartë Vedat Muriqi arriti në minutën e 55-të të shndërron një penallti në gol, 5-3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button