Sipas një sondazhi, 1 në 3 qytetarë i trembet luftës mes vendeve anëtare të BE-së

Bashkimi Europian gjendet në një moment delikat. Të paktën kjo rezulton nga një sondazh i kryer nga Këshilli Europian për Marrëdhënien me Jashtë (ECFR). Studimi zbulon ankth dhe shqetësim në kontinent, njofton Koha.net.

Mes gjërave të tjera, një e treta e personave të intervistuar i frikësohet shpërthimit të një konflikti mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që konsiderohet si diçka “e mundshme”.

Studimi i bazuar në 60 mijë intervista, i ndan 14 shtetet anëtare të marra në studim, në 3 grupe të mëdha. Vendet në të cilat stresi është dominues janë Italia, Greqia dhe Hungaria. Të prekur nga frika janë edhe Franca, Sllovakia e Republika Çeke.

Te të tjerat (për momentin) ka optimizëm: jo vetëm në Gjermani apo në Holandë por edhe në Spanjë. Thënë kjo, një pjesë e rëndësishme e europianëve pranon se Bashkimi Europian mund të shpërbëhet në 10-20 vitet e ardhshme.

Frika kryesore në rastin e shpërbërjes së Bashkimit Europian është humbja e forcës që mund të balanconte në nivel ndërkombëtar presionet amerikane ose kineze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button