U zgjodh përbërja e re e BE-së: Në vend të Johanes Hanit u emërua hungarezi Laszlo Trocsanyi

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.

Për Shqipërinë me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin Laszlo Trocsanyi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.

Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.

Qeveria e BE-së
Qeveria e BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button