Zaev: Opozita mund të kërkojë zgjedhje, por tani s’është koha

Kryeministri, Zoran Zaev, pret që në takimin e sotëm me kryetarin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të tregohet përgjegjësi dhe të bëhet përpjekje për zgjidhje ne çështjes me Ligjin për Prokurori Publike. Për insistimin e opozitës që të diskutohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministrit thotë se ajo është kërkesë legjitime, por tani është periudhë e papërsëritshme kur fokusi duhet të vendoset në anëtarësimin e plotë të NATO-s dhe fillimin e bisedimeve hyrëse me BE-në, njofton Portalb.mk.

“Pres para se gjithash përgjegjësi. Në fund edhe qytetarët e presin atë prej nesh, por edhe BE nëpërmjet vendeve anëtare në Këshillin e Evropës gjithmonë presin që të bëjmë ndonjë hap më shumë. Edhe pse Ligji për Prokurori Publike nuk është pjesë e raportit evropian, për të cilin vendos Këshilli i Evropës në mes të muajit tetor, duhet ta mënjanojmë atë çështje, ndërkaq më e rëndësishme është për qytetarët tanë, pres përgjegjësi. Çështjet nuk janë të pazgjidhura, vetëm duhet që të jemi të përgjegjshëm përpara sistemit, përpara shtetit dhe gjithsesi përpara qytetarëve”, tha Zaev.

Për kërkesën për zgjedhje tha se është legjitime që opozita gjithmonë të kërkojë diçka. Ai përsëriti se zgjedhjet do të mund të mbaheshin në tetor të vitit 2020.

“Unë nuk kam mëdyshje për çdo çështje të diskutojmë. Normalisht të gjitha qëndrimet e tona jën në interes të shtetit. Mendoj se kjo me të vërtetë është kohë pozitive e papërsëritshme, në të cilën presim datë për fillimin e bisedimeve, anëtarësimin e plotë në NATO, duhet që t’i japim mundësi edhe shtetit juridik edhe ekonomisë, për atë thash se të shkojmë deri në fund të mandatit. Ata kërkuan zgjedhje të parakohshme, komenti im ishte “Ok” bisedojmë, nuk i di unë cilat janë argumentet për kërkesë për zgjedhje të parakohshme, por ne mbajmë llogari se çfarë është më e mira për shtetin”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button