KE-ja në Mal të Zi organizon “Ditët e Medieve BE-Ballkani Perëndimor”

Komisioni Evropian për herë të tretë organizon Ditët e Medieve BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahen në Podgoricë, më 12 dhe 13 shtator 2019. Ngjarja, që u nis në 2017, ka për qëllim të sigurohet që liria e medieve të mbetet prioritet në ballafaqimin me çështjet e ndërlikuara politike, ekonomike dhe sociale që i përjeton rajoni për momentin. Ngjarja e këtij viti do të hedh dritë mbi marrëdhënien mes politikave dhe medieve. Për herë të parë, Ditët e Medieve do të përfshijnë përfaqësues politik nga rajoni që do të jenë përgjegjës për informata dhe medie për shkëmbim të drejtpërdrejtë përvojash në panelin “Politikat dhe mediet”.
Fjalimet hyrëse të komisarit të BE Han dhe kryeministrit Dushko Markoviç si dhe konkluzionet e komisarit do të transmetohen drejtpërdrejtë në ueb-faqen Evropa me Satelit (EbS).
Programi:
- E enjte 12 shtator
09:30-10:00 – Mirëseardhje dhe fjalimet hyrëse
Fjalimi hyrës nga Dushko Markoviç | Kryeministër i Malit të Zi
Fjalimi hyrës nga Johanes Han | Komisari i BE-së për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim
10:00-12:15 –PANELI KRYESOR 1: Sigurimi i lirisë së medieve dhe qëndrueshmëria e medieve të pavarura në Ballkanin Perëndimor
Moderator: Valeri Hopkins | Fajnenshël Tajms
Kurt Basuener | Universiteti St Andrews
Mihailo Jovoviç | Vijesti
Marija Ristiç | BIRN
Genoveva Ruiz Calavera | Komisioni Evropian, DG NEAR
Klaus Schweighofer | Styria Media Group
Pyetje dhe përgjigje
- E premte 13 shtator
9:30-11:00 – PANELI KRYESOR 2: Politikat përballë medieve
Moderator: Valeri Hopkins | Fajnenshël Tajms
Aleksandar Bogdanoviç | Ministër i Kulturës i Malit të Zi
Harlem Desir | Përfaqësues i OSBE-së për Liri të Medieve
Alfred Lela | Politiko
Damjan Manchevski | Ministria e Shoqatës Informative dhe Administratës në republikën e Maqedonisë së Veriut
Esmir Milavić | N1
Pyetje dhe përgjigje
11:00-11:30 – Sesioni përmbyllës
Fjalimi përmbyllës i Johanes Han, Komisari i BE-së për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim.
Konferenca, vitin e kaluar është organizuar në Shkup.