Zdravev: Lëndët e Prokurorisë Speciale duhet të kenë epilog  gjyqësor

Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe gjykatësi suprem, Kiro Zdravev, thotë se të gjitha lëndët e hapura nga PSP, pavarësisht se në cilën fazë janë, duhet që të kenë epilog gjyqësor, njofton Portalb.mk.

“Për lëndët që më janë në gjykatë, duhet që të ketë aktgjykim përkatës. Për lëndët tjera, duhet që t’i marrë prokuroria e rregullt, që të merren vendime prokuroriale përkatëse. Ajo që lëndët i ka marrë prokuroria e rregullt e bën të varfëruar mendimin e Gjykatës Supreme”, tha Zdravev.

Sipas mendimit juridik të Gjykatës Supreme, PSP është paditës i paautorizuar në të gjitha hetimet dhe parahetimet për të cilat deri më 30 qershor të vitit 2017-të nuk është dorëzuar akuzë. Bëhet fjalë për 2 lëndë, 18 hetime dhe qindra procedura parahetimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button