Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin, arsyeja: Mosparaburgimi i biznesmenit Sead Koçan

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, pasi e ka shqyrtuar raportin, e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovskin, njofton Portalb.mk.

Shkarkimi i Vangellovskit erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë jo profesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Shkarkimi i Vangellovskit ka qenë në rend dite për shkarkim më 17 korrik, por është shtyrë për shkak se anëtari i ri i Këshillit, Milazim Mustafa, ka thënë se i duhet kohë që ta shqyrtojë lëndën dhe të vendos se si të votojë.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me   bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button