Raporti i KE-së para përfaqësuesve të BDI-së

Pas takimit me përfaqësuesit e PDSH-së, ambasadori i BE-së Aivo Orav dhe Drejtori i zyrës për zhvillim Stefano Sanino kanë prezantuar Raportin e Progresit edhe para përfaqësuesve dhe liderit të BDI-së. Pas takimit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti tha për mediat se ky Raport ka shënuar progres për Republikën e Maqedonisë, duke potencuar se në të është përfshirë edhe Propozim Ligji për branitellat, duke rekomanduar një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Pata një takim të rëndësishëm me z. Sanino, me ambasadorin e Bashkimit Evropian me çka bashkarisht bëmë vlerësimin dhe ndamë mendimet lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë, me çka vlerësim i përbashkët është se ky Progres Raport ka shënuar progres të dukshëm me çka mbetet detyrë e vazhdueshme e jona që të shënojmë progres edhe më tej në Republikën e Maqedonisë në veçanti marrëdhëniet ndëretnike, gjithashtu mbetet detyrë që të shënojmë progres në marrëdhëniet me fqinjët, do të veçoja këtu Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, me çka është në interes madhor për Republikën e Maqedonisë që më këto dy vende të kemi raporte të mira dhe njëherit të shënojmë progres. Gjithashtu ndava mendim dhe shpreha qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me ligjin selektiv sa i takon forcave të sigurisë së shtetit, Projekt Ligj i propozuar nga VMRO DPMNE por që ky moment është përfshirë në Progres Raport si një çështje që duhet të kihet parasysh në zgjidhje për të gjithë dhe jo zgjidhje selektive. Gjithashtu urova dhe ndava gëzimin më përfaqësuesit evropian, dhe njëherit kërkova nga z. Sanino që të përcjell urimet dhe gëzimet e BDI-së, të shqiptarëve të Maqedonisë lidhur me çmimin Nobel për paqë të fituar nga BE” – tha Ahmeti./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button