Joveski: Për lëndët e PSP-së, nuk është e përjashtuar mundësia që të veprojnë prokurorët e deritanishëm

Prokurori shtetëror, Lubomir Joveski thotë se Prokuroria është e gatshme dhe ka kapacitete që të veprojë për të gjitha lëndët penale-juridike të PSP-së dhe se shpreson që procesi do të rrjedhë shpejtë, njofton Portalb.mk.

Ai vlerëson se pas marrjes së lëndëve dhe miratimit eventual të Ligjit për Prokurori Publike do të vendoset se cilët prokuror do të veprojnë për lëndët, ndërkaq nuk është e përjashtuar mundësia që prokurorët aktual të veprojnë për lëndët.

“Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut u njoftua me shkresë se prokurorët e Prokurorisë Speciale janë të autorizuar t’i dorëzojnë lëndët në Prokurorinë Themelore Publike. Vijon marrëveshja rreth detajeve teknike për dorëzimin e lëndëve, momenti dhe orari. Prokuroria është e gatshme, ka kapacitete që të veprojë për të gjitha lëndët penale-juridike. Pas arritjes së lëndëve dhe shqyrtimit të të njëjtave, veprimi nga ana e PTHP-së do të rrjedhë në pajtim me kompetencat ligjore. Shpresoj që procesi të rrjedhë shpejtë”, tha Joveski.

Këshilli i Prokurorëve Publik, ashtu siç theksoi Joveski, pas 15 shtatorit duhet të vendos për statusin e prokurorëve dhe për kthimin e tyre në prokuroritë amë, duke e pasur parasysh se funksionin prokuror publik në ato prokurori e kanë në pauzë.

“Nëse miratohet Ligj i ri për Prokurori Publike, në të sigurisht ka dispozita për statusit e tyre. Pas marrjes së lëndëve dhe eventualisht miratimit të ligjit të ri, do të vendoset se cilët prokurorë do të veprojnë në lëndët, nuk është e përjashtuar mundësia që edhe prokurorët aktual të veprojnë për lëndët”, thotë prokurori shtetëror.

Prokuroria Publike e pranoi kërkesën e  prokurores Katica Janeva për të marrë përsipër çështjet e PSP-së. Janeva, e cila është në paraburgim në burgun Shkup-Shkup si e dyshuar në rastin “Reket”, kërkoi që të gjitha çështjet e PSP-së t’i dorëzohen PTHP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button