Tottenham dërgoi monitorues për Vedat Muriqin (VIDEO)

Skuadra Tottenham ka dërguar disa përfaqësues të klubit për ta vëzhguar sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki.

E përditshmja turke, Sabah, shkruan se futbollisti 25 vjeçar është duke e tërhequr vëmendjen e klubit të Premier Ligës, shkruan fourfourtwo.com, transmeton Klan Kosova.

Tottenham nuk është e vetmja skuadër në këtë garë, pasi që edhe klubet Lazio, Fiorentina dhe Napoli kanë dërguar monitorues për futbollistin në fjalë.

Sidoqoftë, skuadra për të cilën Muriqi luan, Fenerbahce, nuk dëshiron të heq dorë dhe mund t’i bëjë kosovarit një ofertë të madhe për ta mbajtur atë në klub.

Kujtojmë se shtatlarti u transferua në Stamboll vetëm për tre milionë e gjysmë euro, por vlera e tij është duke u rritur shpejt për shkak të paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button