Kryetari ka një lajm të mirë për shqiptarët e Luginës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me probleme të ndryshme, duke mos anashkaluar edhe me problemin e teksteve shkollore, problem me të cilin përballen çdo fillim të shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë problematikë, kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, deklaron se ka gjetur zgjidhje, duke siguruar tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë.

“Në bazë të dakordimit të ish-kryetarit të KNSH-së, të ndjerit Jonuz Musliu me Ministrinë e Arsimit të Serbisë në vitin 2016 si dhe përpjekjet e tona të përbashkëta në forumin e biznesit në qytetin e Nishit gjithashtu ne 2016, ku është arritur marrëveshja në parim në mes të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me homologun e tij serb, se tekstet mësimore të adaptuara nga qendra ndërkombëtare për programe arsimore Cambridge të përkthyera në gjuhën shqipe, të sigurohen për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës”, tha Arifi.

Arifi sqaron se ky rezultat vjen pas një angazhimi disa vjeçar dhe si një nga 30 zotimet e tij elektorale.

“Sipas informatave të fundit janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (kl.1-2-3), Gjuha Shqipe (kl.2 deri 8 si dhe për 4 vitet në shkollën e mesme). Ndërsa 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do të distribohen nxënësve tonë, pasi të paguhet taksa e licensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva”, sqaron Arifi.

Arifi tregon se vetëm librat e  historisë dhe gjeografisë akoma nuk janë siguruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button