Cakaj takoi homologun polak: Shqipëria kërkon hapjen e negociatave mbi merita

Çështjet e integrimit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti ishin në fokus të takimit të Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pati me homologun e tij polak gjatë vizitës së tij zyrtare në Poloni, njofton Ora News.

Sipas zyrës për shtyp të Ministrisë së Jashtme,  kreu i diplomacisë polake ka shprehur angazhim në hapje të negociatave për Shqipërinë.

Nga ana e tij Cakaj është shprehur se Shqipëria nuk kërkon favore, por meriton hapjen e negociatave mbi bazën e plotësimit të kushteve të lëna nga BE.

Si gur themeli, Ministri evidenton reformën në drejtësi të cilën e quan si historike.

“Pritshmëritë e Shqipërisë për çeljen e negociatave në tetor nuk ngrihen mbi nevojën për ‘favore’ por mbi bazën e meritave. Është historike dhe e pandërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimi i reformës në drejtësi, krijimi i organeve të reja të gjyqësorit dhe dhënia e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Ministri Cakaj.

Nё vijim dy Ministrat morёn pjesё nё ceremoninё e hapjes sё Konferencёs sё Dytё të Tiranës, një forum dypalësh konsultativ, pёrmes tё cilit Polonia përcjell përvojën e saj për të asistuar Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button