fbpx

Pesë ditë të tjera për të zgjidhur fatin e Janevës, ekipin e saj dhe rastet “T”

Debati parlamentar për shkarkimin e shefes së Prokurorisë Speciale Publike(PSP), Katica Janeva pritet të thirret për nesër. Sipas debatit në Komisionin e zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, ku miratoi njëzëri raportin për shkakrim të Janevës, nesër nuk do të duhej të ketë problem për të siguruar shumicën prej dy të tretave. Ai propozoi shkarkimin e Janevës, e cila është në paraburgim për rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk.

Mbetet e hapur pyetja se, çfarë do të ndodhë me lëndët e PSP-së, të cilat janë proceduar dhe si do të vazhdojë procesi i trajtimit të aferave për kriminalitet dhe korrupsion që dolën nga “bombat”.

Prokuroria Themelore Publike(PTHP) ka njoftuar zyrtarisht se, do t’i merr përsipër lëndët e PSP-së pas pëlqimit me shkrim nga Janeva, të cilin e ka dërguar nga paraburgimi.

Për Ljubomir Joveskin, prokuror republikan publik, nuk ka asgjë të kontestuese që e ka pranuar pëlqimin nga Janeva dhe se ” fillon puna në çështjet teknike për dorëzimin e  çështjeve”. Joveski nuk ka parë asgjë të kontestueshme as në propozimin për ta dërguar Janeva në paraburgim.

Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se politika nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë procesin e transferimit të çështjeve nga PSP-ja në PP, për të cilën ata besojnë se ka kapacitet për të vazhduar procedurat.

Shtrohet edhe çështja e fatit të të ashtuquajturave bomba të cilat ishin të dedikuara ekskluzivisht për Prokurorinë speciale publike. A mundet me marrjen e lëndëve nga PSP-ja në PP. prokurorët e rregullt publikë t’i kenë kompetencat sipas Ligjit për PSP-në dhe nëse bisedat e regjistruara në mënyrë të paligjshme mund të jenë ende dëshmi në procedurë. A duhet që me ndërprerjen e e PSP-së të shkatërrohen edhe “bombat”?

Probleme përveç mosmarrëveshjeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për PP, ka edhe në koalicionin qeveritar. Zyrtarë të lartë të BDI-së thonë se ligjshmëria e vendimit të Prokurorisë republikane publike për marrë përsipër çështjet e Prokurorisë speciale publik është pikëpyetje.

“Ligjshmëria e një vendimi të sjellë në situatë kur parashtruesi është në paraburgim, duke dhënë dorëheqje paraprakisht dhe procedurë që tashmë ka filluar për shkarkim në Kuvend, është pikëpyetje e madhe dhe kam rezerva të njëjta sikurse disa nga partitë politike që nuk janë pjesë e negociatave, e ekspertëve të fushës dhe publikut, por secili ka përgjegjësi për veprimet që i bën, qofshin ata politikanë, prokurorë, gjykatës. Duhet të ketë siguri juridike dhe vendime që janë ligjore, përgjithësisht të pranueshme dhe ndjellin besim te qytetarët. PSP-ja tashmë është e pakuptimtë”, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Për VMRO-DPMNE, letra e Janevës drejtuar Joveskit, me të cilën i ka autorizuar ndihmës prokurorët që t’i dorëzojnë çështjet në Prokurorinë Publike, është një aksion i koordinuar nga pushteti dhe prokuroria.

Për VMRO-DPMNE, letra e Janevës drejtuar Joveskit, me të cilën i ka autorizuar ndihmës prokurorët që t’i dorëzojnë çështjet në Prokurorinë Publike, është aksion i koordinuar nga pushteti dhe prokuroria.

Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pranë Kuvendit, thotë se qeveria duhet të jetë e gatshme të heqë dorë nga monopoli i saj mbi prokurorinë publike për të lehtësuar proceset.

Kryeministri Zoran Zaev, ndërkohë, thotë se puna eventualisht joprofesionale dhe e paligjshme e Katica Janevës duhet të konstatohet në gjykatë. Zaev shton që zgjidhjet më të mira do të gjenden përmes formave ligjore.

Bisedimet e grupeve punuese të palëve për ndryshimet në Ligjin për PP vazhdojnë edhe nesër. Ndërkaq për nesër është paralajmëruar edhe takimi i liderëve kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zgjidhja për PSP duhet të gjendet deri më 15 shtator, kur përfundon mandati i Katica Janevës ndërsa me atë edhe i tërë ekipit të saj në prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button