Guvernatori Mehmeti: Kosova mund të ketë rritje ekonomike deri në 7 për qind

Me një fokus më të madh në sektorin ekonomik, Kosova mund të arrijë një rritje ekonomike prej 6 deri në 7 për qind, e cila brenda një periudhe të shkurtër kohore do të mund të adresonte dy nga problemet me të cilat përballet vendi, siç është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar.

Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Sektori financiar në Kosovë, sipas tij, është stabil, duke nënvizuar se Kosova ka hapësirë ligjore që të rrisë edhe borxhin publik në favor të investimeve. Ndërkaq, skemat e shumta sociale në Kosovë që në vit kapin shumën e rreth 400 milionë eurove, sipas Mehmetit, janë një barrë për buxhetin e shtetit, ndonëse, siç thotë ai, janë duke u menaxhuar mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button