Emiri i Kuvajtit u shtrua në spital në SHBA dhe anulon takimin me Trumpin

Emiri 90-vjeçar në pushtet i Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah të enjten ka anuluar takimin me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi u shtrua në një spital amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sheiku 90-vjeçar Al-Sabah u shtrua në spital në mesin e muajit të kaluar për probleme shëndetësore ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve të Kuvajtit KUNA raporton se përsëri është shtruar në një spital të SHBA-së për kontroll mjeksor, duke mos zbuluar detaje të problemeve shëndetësore të Al-Sabah.

Ministri i Këshillit të Divanit të Emirit Sheikh Ali Jarrah Al-Sabah, deklaroi se Sheiku Al-Sabah do të riplanifikojë takimin e tij me Trumpin.

Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate tha se Trump ishte në dijeni për gjendjen e emirit dhe se ai ishte shtruar në spital.

“Presidenti uron mikun e tij, Emirin, për shërim të shpejtë dhe mezi pret ta mirëpresë atë në Washington, sapo të ndjehet më mirë”. Emiri është një udhëheqës i respektuar dhe ka qenë një partner i jashtëzakonshëm i SHBA-ve në trajtimin e sfidave në rajon”, thuhet në deklaratë.

Më 18 gusht, Kuvajti pranoi se emiri pësoi një “problem shëndetësor” të paspecifikuar.

Sheiku Al-Sabah qeveris me Kuvajtin që nga janari 2006. Një diplomat me përvojë, ai nxiti diplomacinë për të zgjidhur çështjet rajonale, siç është bojkotimi i vazhdueshëm i Katarit nga katër vendet arabe dhe organizoi konferenca të mëdha donatorësh për vendet e shkatërruara nga lufta si Iraku dhe Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button