Presidenti Ilir Meta sot dëshmon në Komisionin Hetimor të PS-së për shkarkimin e tij (VIDEO)

“Kush tha se zgjedhjet lokale nuk mund të zhvilloheshin brenda muajit korrik nëse do të kishte vullnet politik? Ky ka qenë vullneti im që zgjedhjet të zhvilloheshin sa më shpejtë.” Kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Komisionin Hetimor që po shqyrton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Por sa i përket përpjekjes të tij për të ulur në dialog palët përpara se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve, Meta tha se kjo nuk u bë e mundur për shkak të dy pengesave kryesore: “Kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta, kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në tryezë me Ramën kryeministër.”

“Ishte një situatë e çmendur ku asnjë prej palëve nuk mbante përgjegjësi”, tha Meta, duke shtuar se ishte detyra e tij si President për të shmangur një konflikt civil.

Presidenti Meta gjatë përgjigjes së tij në Komisionin hetimor ka folur edhe për vendimin e ish-Presidentit, Ramiz Alia, i cili sipas tij i dha mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje duke i shtyrë ato me dy muaj.

Presidenti tha se si ish-student i dhjetorit, nuk mund të pranonte që të kthehen votime si në kohën e diktaturës me një kandidat.

Ndërkohë që me vete ka marrë edhe një foto nga takimi i studentëve me Ramiz Alinë, ku duket Azem Hajdari duke folur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button