Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Pompeo paralajmëroi talebanët: Tejkaluat kufirin

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo ka deklaruar se talebanët nuk mund të rrisin fuqinë e tyre të bisedimeve nëpërmjet sulmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pompeo tha se ata qëndrojnë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për “pezullimin e bisedimeve me talebanët”.

Duke folur për median amerikane Pompeo ka mbrojtur idenë e tij se talebanët kanë “tejkaluar kufirin” duke ndërmarrë sulmin e fundit i cili shkaktoi vdekjen e 1 ushtari amerikan dhe më shumë se 10 civilëve të tjerë.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se talebanët nuk mund të rrisin fuqinë e tyre të bisedimeve nëpërmjet sulmeve, Pompeo tha se “Ata u përpoqën të përdorin terrorizmin për të forcuar pozicionet e tyre në bisedime. Talebanët tejkaluan kufirin. Shpresoj të fitojë mendja e shëndoshë, pjesa tjetër varet nga talebanët”.

Duke nënvizuar se procesi i rifillimit të bisedimeve varet nga hapat e ardhshëm të talebanëve, Pompeo njoftoi se ata do ta ndjekin procesin nga afër.

“Një nga pikat e marrëveshjes së arritur me ta është që talebanët të ndërpresin plotësisht lidhjet e tyre me Al-Kaedën por organizata nuk e ka përmbushur këtë premtim”, tha Pompeo.

Trump dje deklaroi pezullimin e bisedimeve të paqes që vazhdojnë me talebanët për shkak të sulmit të fundit në Kabul, ku u vra edhe një ushtar amerikan. Ai bëri të ditur edhe anulimin e bisedimeve sekrete të planifikuara të mbaheshin me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani në Camp David me disa udhëheqës talebanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button