Franca e hapur për dialog me Iranin për marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha sot se Parisi zyrtar dëshiron të vazhdojë dialogun me autoritetet iraniane, pavarësisht vendimit të tyre për të mosrespektuar më tej marrëveshjen ndërkombëtare për programin bërthamor të vitit 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Drian në intervistën e sotme për Radio Europe1 tha se shkelja e marrëveshjes krijon tensione shtesë, por që kanalet e dialogut mbeten të hapura.

Autoritetet iraniane kanë thënë më herët se ata kanë përfshirë centrifugë të përparuar në procesin e pasurimit të uraniumit dhe se Evropa ka pak kohë të përpiqet të shpëtojë marrëveshjen bërthamore.

Marrëveshja për programin bërthamor me Iranin u arrit në 2015 nga autoritetet e Iranit dhe autoritetet e SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

Me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar duke i rikthyer sanksionet ndaj Teheranit. Irani kërkon nga partnerët evropianë të gjejnë një rrugë alternative për të shpëtuar marrëveshjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button