Mesazhi i kryeministrit Zoran Zaev në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Na pret luftë kundër ndotjes, varfërisë dhe korrupsionit, tha Zaev në kremtimin e ditës së pavarësisë.

Në kremtimin për Ditën e pavarësisë – 8 Shtatori në Parkun e Shkupit, kryeministri Zoran Zaev tha se problemet më të mëdha janë pas nesh pasi paraprakisht foli për Marrëveshjen e Prespës dhe paralajmëroi që fillimi i negociatave për anëtarësim me BE-në në tetor do ta fuqizojë vazhdimësinë e reformave në vend.

“Jemi në rrugën e duhur. Problemet më të mëdha janë prapa nesh, është rruga e rritjes së pagave, ofensivës ndërtimore, rruga përmes së cilës paratë shkojnë tek qytetarët, rruga e luftës së përbashkët kundër ndotjes, varfërisë dhe korrupsionit, kjo është rruga e sigurisë, mbrojtjes dhe lirisë, kjo është rruga për në NATO dhe Bashkimin Evropian. Fillimi i negociatave për anëtarësi me BE-në në tetor do ta përforcojë vazhdimësinë e reformave në vend, mbetemi të përkushtuar ndaj sundimit të të drejtës dhe rritjes së standardit jetësor”, tha Zaev.

Kremtimi i pavarësisë, Shkup

Kryeministri tha se nga një shtet me shumë probleme dhe marrëdhënie të këqija me fqinjët, tani Maqedonia është shembull pozitiv dhe, siç tha ai, krenari evropiane.

“Nuk ikim prej problemeve, jemi miq me të gjithë fqinjët. Republika e Maqedonisë së Veriut është e njohur si frymëzues i një Ballkani të ri, Ballkan të denjë për shekullin 21, pa konflikte bajate, vetëm bashkëpunim dhe unitet. Nuk duhet t’u nënshtrohemi emocioneve që shfaqen gjatë secilit ndryshim. Nëse mendojmë në mënyrë racionale, do të kuptojmë që nuk humbim asgjë, ndërsa mund të fitojmë gjithçka”, tha Zaev.

Kremtimi i pavarësisë – funksionarët e RMV-së, Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button