Skenës politike në RMV do ti shtohet edhe një parti

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, po përgatitet një partie e re, që dëshiron të imponojë veten si një mundësi e tretë politike në Maqedoninë e Veriut. Nisma vjen nga komuniteti i rrjetit social Tuiter, i cili po kërkon formim të një subjekti të ri politik që do ti mbledhë votuesit e papërcaktuar dhe të zhgënjyerit, njofton Alsat.

Partia do të quhet “Partia jote”. Në përgatitje e sipër është edhe një platformë online, gjithashtu dhe asambleja themeluese do të jetë në fillim të nëntorit.

Aleksandar Tortevski
Aleksandar Tortevski

Avokati Aleksandar Tortevski thotë se qëllimi është që të depolitizohet shteti, si një model i suksesshëm ekonomik, dmth një shoqëri e ndryshe nga ajo e LSDM-së, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

“Ne duam të bëjmë parti që do arrijë te çdo qytetar përmes rrjeteve sociale. Kjo do të thotë se çdo anëtar i joni dhe shumë qytetarë do pyeten për të gjitha çështjet kryesore që u interesojnë. Duam ta dëgjojmë mendimin e tyre dhe ato do i respektojmë. Ndryshe, përcaktimet themelore janë, shteti i së drejtës, ekologjia, mbikëqyrje e plotë ndaj territorit të Maqedonisë në kuptim të vjedhjes së maleve, ndezjes së zjarreve, vjedhjeve, një koll qendër e cila tërësisht do e incizonte gjithë atë nga aspekti i shkeljes së ligjit dhe sanksionimin e autorëve”. – theksoi Aleksandar Tortevski, nismëtarë i “Partia jote”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button