Nga e marta do të flasim për PSP-në, sot e festojmë ditën e pavarësisë, thanë Fetai dhe Ristoska

Prokuroret e Prokurorisë publike speciale (PSP) Fatime Fetai dhe Lençe Ristoska ishin në kremtimin e sotëm qendror të Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori në Parkun e qytetit të Shkupit.

“Nga e marta do të flasim për PSP-së, sot po e kremtojmë Ditën e pavarësisë. Pranuam ftesë nga qeveria për të marrë pjesë në ceremoninë qendrore si përfaqësues të PSP-së”, thanë prokuroret pak para fillimit të kremtimit.

Ndërsa negociatat e partive për fatin e Prokurorit Speciale janë ende duke u zhvilluar një vit para përfundimit të rregullt të mandatit, të premten, prokurorët republikanë të kryesuar nga Prokurori republikan Ljubomir Joveski vendosën që para shuarjes së PSP-së, prokuroria e rregullt t’i merr përsipër të gjitha procedurat para hetimore, hetimet dhe aktakuzat që i ka ngritur dhe që aktualisht i përfaqëson PSP-ja.

Kjo erdhi pasi Prokurorja speciale Katica Janeva, më 4 shtator nga paraburgimi në burgun Shutka, dërgoi një letër autorizimi me të cilën e ka autorizuar Prokurorin shtetëror Joveski që t’i merr përsipër të gjitha çështjet nga PSP, para skadimi të mandatit të saj më 15 shtator, që mos të digjen.

Janeva dha dorëheqje më 15 korrik.

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button