fbpx

Himni gabim, Rama mori mesazhe ndjese dhe nga Federata Franceze

Me sa duket ngatërrimi i himnit shqiptar me atë të Andorës në nisje të ndeshjes Francë-Shqipëri në Stade de Francë është kthyer në një problem shtetëror, të paktën për francezët.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Pas Presidentit Macron, Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe edhe nga Federata Franceze e Futbollit e mediat vendase. Burime për BalkanWeb pohuan se Rama vlerëson po ashtu mesazhet e ndjesës nga vetë FFF-ja si dhe nga mediat franceze, për gafën e rëndë ne interpretimin e himnit te flamurit tonë në Stade de France. Më tej kreu i qeverisë shqiptare ka përgëzuar kombëtaren franceze për fitoren e merituar.

“Kryeministri uron t’i shohë të dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombëtare të dy vendeve”, ka qenë mesazhi për Federatën Franceze dhe mediat franceze.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close