28 vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë, Meta dhe Ruçi uruan homologët

Republika e Maqedonisë e Veriut kremton 28-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave. Në këtë ditë të shënuar, drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar i kanë përcjellë urimet homologëve të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Ilir Meta në një letër drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski shpreh bindjen se dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në letrën drejtuar homologut Talat Xhaferri nënvizon edhe kontributin e dy vendeve në paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe shprehet optimist edhe në rrugëtimin e dy vendeve drejt anëtarësimit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button