Për shtatë muaj rrufetë u kanë marrë jetën 246 personave në Bangladesh

Si pasojë e goditjeve të rrufesë gjatë një periudhe shtatë mujore në Bangladesh jetën e kanë humbur jetën 246 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Dhaka Tribune”, një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz humbën jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.

Në studim thuhet se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë gjatë kohës kur ndodheshin duke mbledhur oriz në fusha. Numri më i madh i personave që pësuan për vdekje janë regjistruar në rajonin Satkhira.

Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur “Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button