Shkencëtarët të cilët realizuan imazhin e parë të një vrime të zezë shpërblehen me çmim marramendës

Shkencëtarët të cilët kapën imazhin e parë të një vrime të zezë janë shpërblyer me një çmim prej 3 milionë dollarësh, shkruan PCWorld Albanian.

Çmimi i njohur si Oskari i Shkencës, sponsorizohet nga ekzekutivë të Luginës së Silikonit si Mark Zuckerberg dhe Sergey Brin dhe shkon për shkencëtarët të cilët kanë dhënë kontribut në fushat e shkencës, fizikës dhe matematikës.

Çmimi do të ndahet mes 347 shkencëtarëve të cilët kanë punuar me projektin që prodhoi imazhin e parë të një vrime të zezë.

Të dhënat pas fotos janë të barabarta me 40,000 selfie të shkrepura. Sipas drejtuesit të projektit Shep Doeleman, imazhi shënon vetëm fillimin e kapjes dhe fotografimit të vrimave të zeza.

Besoj se deri në fund të dekadës së ardhshme do të mund të krijojmë imazhe dhe video të vrimave të zeza dhe jo vetëm të kuptojmë sesi ngjajmë por edhe sesi sillen.

Në fakt ekipi që ka fotografuar vrimën e zezë ka nisur punën për krijimin e një videoje e cila mund të zbulohet vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button