Zaev: Kamçevi nuk më tregoi prova kundër Janevës, ka mundësi të më ketë incizuar

Kryeministri Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë që Orce Kamçev të ketë incizuar edhe bisedat me të. Kamçev është biznesmeni i cili këtë pranverë ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin dhe ata dy janë takuar vonë në mbrëmje. Në një intervistë për revistën javore “Fokus”, Zaev thotë se atij ia kishin paraqitur incizimet dhe se ajo gjë e kishte nxitur që menjëherë ditën e ardhshme ta raportojë çështjen në Prokurori, e pas kësaj Kamçev ishte thirrë si dëshmitar.

“Nuk mund të them nëse më ka incizuar. Nëse incizon gjithandej, ka mundësi të më ketë incizuar. Kur dikush vjen tek unë, telefonat, sipas procedurës, lihen jashtë që të mund të kemi takime të lira. Për gjithçka që kam biseduar me dikë gjithmonë e kam pas parasysh përgjegjësinë time si kryeministër. Duhet të veprohet sipas ligjit, madje edhe kur vjen dikush, siç ka ardhur atëherë edhe Boki 13. Të gjithë njerëzit kërkojnë takim me kryeministrin, ndërsa në të gjitha takimet përpiqem të jem një shembull pozitiv i punës në përputhje me ligjin”, tha kryeministri në intervistën për Fokus.

Në një takimin me Kamçevin ai nuk ka pa prova për përfshirje të Janevës në “Reket”, ndërsa për vete thotë se Me Katica Janevën ka komunikuar vetëm zyrtarisht.

“Në incizimet që m’i paraqiti Kamçevi, nga ajo që dëgjova, nuk kishte provë që Katica Janeva kishte marrë para dhe se ajo ishte e përfshirë në këtë çështje. Unë edhe ndaj kundërshtarëve të mi politikë gjithmonë e kam respektuar prezumimin e pafajësisë”, deklaroi Zaev.

Në intervistë përveç për çështjen “Reket” dhe Katica Janevën, kryeministri Zaev flet për negociatat për fatin e PSP-së, shanset që në tetor të marrim datë për negociata me BE-në, vetingun në gjyqësor, shërbimin e pa reformuar publik dhe dallimet drastike rreth vlerësimeve për gjendjen ekonomike.

LEXO: Lubomir Joveski do t’i marrë lëndët e Katica Janevës

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button