Turqia dhe SHBA filluan patrullimin e përbashkët në lindje të Eufratit

 Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve kanë filluar patrullimin e tyre të parë të përbashkët tokësor në kuadër të fazës së parë të zbatimit për zonën e sigurtë në lindje të Eufratit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autokolona e TSK-së e përbërë nga 6 automjete të blinduara me flamur turk, për të marrë pjesë në patrullimin e përbashkët tokësor ka kaluar kufirin turk dhe është takuar me autokolonën ushtarake amerikane në një vend rreth 30 kilometra nga rajoni Akçakale të qytetit turk Şanlıurfa.

Elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve nga kufiri do të nisen drejt jugut në pjesën periferike të rajonit Telabyad. Pritet që patrullimi të vazhdojë deri në orët e mesditës.

Më tej bëhet e ditur se në pikën kufitare zero zhvillimet ndiqen nga një numër i madh i gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button