Shqipëria humbi ndeshjen me Francën

Shqipëria ka humbur ndeshjen me Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Futboll “EURO 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France” ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të kampionit të fundit botëror, ku golat për ekipin francez u shënuan nga Kingsley Coman, Olivier Giroud dhe Jonathan Ikoné.

Goli i vetëm për Kombëtaren e Shqipërisë u shënua nga Sokol Çikalleshi.

Para ndeshjes, himni kombëtar i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, ku në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë.

Shqipëria ndeshjen e radhës e ka më 10 shtator përballë Islandës në “Elbasan Arena”.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Himni i Shqipërisë u ngatërrua dy herë në ndeshjen me Francën

Në ceremoninë para ndeshjes pas himnit kombëtar të Francës, në vend të himnit të Shqipërisë, së pari gabimisht u intonua himni i Andorrës dhe pastaj i Armenisë.

Pas gabimit të bërë, u intonua himni kombëtar i Shqipërisë dhe ndeshja filloi 5 minuta me vonesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button