Është ngritur aktakuzë ndaj REK “Manastir” për ndotje të mjedisit jetësor

Prokuroria themelore Publike – Manastir ka parashtruar aktakuzë në Gjykatën themelore në Manastir, kundër një personi përgjegjës për veprën penale – Ndotja e mjedisit jetësor dhe natyrës dhe kundër një person juridik SHA për prodhimin e energjisë elektrike – Elektrocentralet e Maqedonisë së Veriut që ngarkohet se ka  kryer vepër penale – Ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës, njofton Prokuroria publike.

“Në periudhën nga janari 2015 deri më 7 shkurt 2017, të pandehurit si person përgjegjës në personin juridik – Drejtori i REK “Manastir”, filial i SHA për prodhimin e energjisë elektrike – Termocentralet e Maqedonisë Veriore iu besua zbatimi i ligjeve dhe akteve nënligjore për menaxhimin, përdorimin dhe disponimin e pronës, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e ndërmarrjes prodhuese, në emër dhe në llogari të personit të akuzuar juridik. Por, gjatë kësaj ai nuk iu ka përmbajtur rregullave për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe lejoi përdorimin e një reparti i cili e ka ndot mjedisin jetësor dhe në kundërshtim me nenin 6, nenin 13, nenin 14 dhe nenin 15 të ligjit për mbrojtjen e mjedisit ka lejuar që hiri i cili ka rezultuar nga procesi i prodhimit të energjisë elektrike prej qymyrit në  REK “Manastir” të hidhet në deponinë e hirit pa respektuar rregullat dhe procedurat e përcaktuara për të mbuluar me kohë hirit xehen e proceduar duke e angazhuar në vazhdimësi dhe pandërprerë makinerinë e duhur në deponi”, thuhet në komunikatë.

Aty në vazhdim thuhet se, “përkundër faktit se Sektori për hedhjen e hirit në kuadër të Termocentralit REK “Manastir”ka kërkuar vazhdimisht makineri të tilla, si drejtori i REK “Manastir” i pandehuri nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të siguruar makineri në terren.”

“Si rezultat i kësaj, në Mars të vitit 2017 sasi të mëdha të hirit të pambuluar janë hedhur në vendin e depozitimit, duke arritur një sipërfaqe prej 50.000 metrash katrorë. Gjatë rrymave ajrore, hiri është përhap në zonë, duke shkaktuar rrezik për jetën dhe shëndetin e punonjësve të REK “Manastir” dhe njerëzve të cilët jetojnë në vendbanimet përreth saj. Përkatësisht, hiri i cili është ngritur në ajër është krijuar nga djegia e qymyrit përmban dyoksid sulfuri, dyoksid të azotit dhe metale të rënda thithja e të cilave shkakton përkeqësim të shëndetit të frymëmarrjes dhe kardiovaskular te popullata që punon dhe jeton pranë termocentralit si REK “Manastir”, thuhet në vazhdim të komunikatës të Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button