Filipçe: Nga 1 tetori heqje e plotë e kuotave të ilaçeve me recetë

Heqja e plotë e kuotave të ilaçeve me recetë do të fillojë në 1 tetori. Siç njoftoi Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, aktualisht janë duke e analizuar efektin e masës në qytetet ku u realizua heqja, njofton Ministria e Shëndetësisë.

“Veç kësaj, në periudhën në vijim, do të rinovohen mbi 30 objekte të shëndetit publik. Ia dolëm të fillojmë përdorimin e terapisë biologjike në klinikat në Shkup dhe me mënyrën e re të prokurimit ato do të pranojnë mbi 30 molekula të reja. Të gjithë pacientët që kishin nevojë për insulinë të re tashmë e kanë pranuar, po mbërrin ilaçi Spinraza për fëmijë me atrofi muskulore kurrizore. Po vazhdojmë numrin e madh të punësimeve, nga fillimi i vitit 2018 janë lëshuar gati 5000 aprovime, ndërsa do të punësohen të gjithë mjekët dhe infermierët që iu përgjigjën njoftimit publik që e shpallëm disa muaj më parë”, shtoi Ministri Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button