Presidenti i Francës, Makron i ka shkruar letër Pendarovskit me rastin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Francës, Emmanuel Makron i ka nisur letër Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Lexoni letrën më poshtë:

“I nderuari Zoti President,

Dua t’ju dërgoj përshëndetjet e mia më të përzemërta, Ju dhe të gjithë bashkëqytetarëve tuaj,  me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky vit u shënua me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe me nënshkrimin e protokollit të vendit tuaj, për anëtarësim në NATO. Propozim-ligji, i cili do të mundësojë ratifikimin e tij, tashmë është dërguar në Parlamentin Francez, i cili do ta shqyrtojë së shpejti. Dua të përshëndes këto zhvillime të rëndësishme, që promovojnë stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit.

Franca është e përkushtuar dhe mbështet perspektivën evropiane të vendit tuaj dhe të mbarë Ballkanit Perëndimor. Uroj që Bashkimi Evropian, sa më parë, t`i specifikojë mënyrat, që do t`i mundësojnë kësaj perspektive të bëhet pjesë e një reforme të domosdoshme të funksionimit të Bashkimit Evropian, që do të mund të garantojë stabilitetin tonë dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Gjithashtu doja që Franca të rrisë përkushtimin e saj konkret, në nivel shtetëror, në favor të stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, duke përgatitur dhe hartuar një strategji kombëtare për rajonin. Kjo strategji përfshin forcimin e kontakteve tona politike dhe bashkëpunimin tonë dypalësh në katër fusha: zhvillimin ekonomik dhe shoqëror; sigurinë; drejtësinë dhe mbrojtjen. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, uroj që sa më shpejt të nënshkruhet marrëveshja midis dy vendeve tona, për kushtet e veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

Ju lus të pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë.

Nënshkrimi

Emanuel Makron “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button